Agjencia Zhurnal.mk.

Në tre muajt e ardhshëm nuk ka termine për mamografi në Shkup, nuk dihet cila është zgjidhja

Shkup, 10 nëntor – Në të gjitha gjashtë institucionet shëndetësore në Shkup ku mund të bëhet mamografi nuk ka termine në tre muajt e ardhshëm. Kjo informatë mund të kontrollohet edhe në pjesën për termine në ueb-faqen e Terminit Tim. Në pyetjen e MIA-s përse nuk ka termine dhe nëse po punohet në rregullimin e këtyre çështjeve të rëndësishme, Ministria e Shëndetësisë nuk dha përgjigje konkrete dhe fokusin e vendosi në Programin nacional të skriningut për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit. Në mungesë të termineve, ndërkaq me qëllim të kontrolleve me kohë, gratë janë të detyruara zgjidhjen ta kërkojnë në klinikat private.

 

Burimi: Termini Im

Me qëllim që të lehtësohet caktimi, gratë marrin SMS porosi me kohën e saktë, ditën dhe institucionin shëndetësor për skrining mamografi dhe nuk kanë nevojë të lajmërohen tek mjeku amë për udhëzim. Për gra të cilave do t’u nevojitet të bëhen kontrolle shtesë si për shembull eko dhe biopsi, radiologu do t’i thërrasë në telefon dhe do të krijojë udhëzim për kontrolle shtesë”, qëndron në përgjigjen që MIA e kërkoi nga Ministria e SHëndetësisë.

Nga atje informuan se me Programin nacional për skrining të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, që fillon këtë muaj, prej 1 deri më 4 nëntor janë bërë skrining mamografi tek 156 gra.

Me këtë program skriningu duhet të përfshihen gratë prej 45 deri 69 vjeç të cilat nuk kanë bërë mamografi në dy vitet e fundit, si dhe gratë e moshës prej 40 deri 44 vjeç të cilat kanë anëtar në familje me kancer të gjirit apo ndonjë faktor tjetër shtesë të rrezikut.

MIA e kontaktoi edhe Shoqatën e mjekëve privat. Në pyetjen si mjekët amë përballen me terminet dhe dhënien e udhëzimit për mamografi, kryetarja e shoqatës dr. Lilia Çollakova-Dervishova thotë se Shkupi është rajon i madh dhe vështirë gjenden termine, derisa për shembull në Veles pas një muaji mund të gjendet termin.

“Gratë në përqindjen më të madhe për shkak të shëndetit të tyre dhe diagnozës së shpejtë duhet të shkojnë tek specialistët privat në mënyrë që ajo të mund të lëvizë shpejtë dhe të arrihet mënjanimi i atyre formave të tumoreve që i zbulojmë në ordinancat tona”, thekson dr. Çollakova-Dervishova.

Nga ana tjetër, ajo sqaron se kur mjeku amë, duke i përdorur të gjitha metodat në raport me nivelin e mjekut primar do të vërejë se diçka nuk është në rregull, menjëherë jepet udhëzim urgjent me qëllim të reagimit të shpejtë.

Zgjidhje për rregullim të termineve, sipas dr. Çollakova-Dervishova është rregullimi i numrit të pakufizueshëm të shërbimeve që i ofron sistemi shëndetësor me mjete të kufizuara. Shton se shpesh sinjalizojnë drejt Ministrisë dhe nevojitet të vendoset pako bazë e shërbimeve.

“Sistemi ynë shëndetësor është i ngarkuar, kuadër mjekësor ka gjithnjë e më pak në brendësi të Maqedonisë së Veriut. Është koha e fundit të vendoset pako bazë dhe të dihet për sa para, kush sa mund të bëjë. Praktikë të tillë ka çdokund në botë dhe dihet sa herë duhet të bëhet kontroll për një gjë të caktuar”, bën thirrje mjekja.

Faji për këto problematika nuk është vetëm në një vend. Shpesh ndodhë pacienti i cili tashmë ka termin të mos e shfrytëzojë, duke ia marrë vendin një personi tjetër.

Ndërgjegjja e shoqërisë mbetet kolektive, por edhe e institucioneve të resorit të caktojnë saktësisht dhe konkretisht një person dhe në çfarë periudhe kohore mund të caktojë termin për një problem të caktuar shëndetësor, duke i shfrytëzuar shërbimet shëndetësore.

Related posts

QMK organizon stërvitje simuluese komanduese të shtabit për përballje me incidente të krizave

Z.H

Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve

Xh M

779 raste të reja me Covid-19, regjistrohen 4 viktima

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More