Agjencia Zhurnal.mk.

Në takim me komandantin e FSK-së, Kurti: Ushtria jonë e re, shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Komandantin e sapoemëruar të Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

 

Në këtë takim të parë në kapacitetin e ri të gjeneralmajor Bashkim Jasharit, kryeministri e uroi edhe një herë për detyrën e tij të re dhe i dëshiroi suksese të njëpasnjëshme.

“Si pasardhës i familjes së lavdishme Jashari, më së miri e kuptoni se ushtria jonë e re, që është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë”, u shpreh kryeministri.

Me Komandantin e FSK-së Jashari, kryeministri Kurti bisedoi për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së dhe mbështetjen që FSK ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës në arritjen e këtyre synimeve.

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e sotme e edhe më shumë për besimin e tij.

Ai e siguroi kryeministrin se do të angazhohet maksimalisht për të plotësuar objektivat e përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për të mbrojtur vendin edhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale. 

Related posts

Bekim Haxhiu: Ministrinë e Shëndetësisë po manipulon me shifrat e të vaksinuarve

N E

Deliu-Kodra: 300 femra janë prekur nga kanceri i gjirit brenda nëntë muajve

D V

Totaj voton: Sot është një ditë e rëndësishme për Prizrenin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More