Agjencia Zhurnal.mk.

Në takim Biserkon nga Komiteti i Helsinkit, Kurti potencoi rëndësinë e demokratizimit të rajonit

Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, ishin tema e takimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

 

Në takimin e përbashkët me drejtoreshën e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Izabela Kisiq dhe Mark Baskin nga Qendra për Dialog Humanitar  (Centre for Humanitarian Dialogue), kryeministri Kurti theksoi se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë me shtetet e rajonit dhe më tej, është parim i politikës sonë të jashtme, dhe se Bashkimi Evropian është vlerë dhe destinim për rajonin.

Ai veçoi rëndësinë e demokratizimit të rajonit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimit të ligjit dhe ballafaqimit me të kaluarën, si parakushte për marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë rajonal.

Kryeministri falënderoi znj.Biserko për kontributin e jashtëzakonshëm intelektual dhe civil tash e tri dekada.

U bisedua për projektet aktuale të Komitetit, që qysh nga themelimi në vitin 1994 është përpjekur të ekspozojë ideologjinë mbizotëruese të Serbisë – nacionalizmin – dhe të zbusë efektet fatale në fushën e të drejtave të njeriut, ekonominë e vendit, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet rajonale

Related posts

MSH: 16 raste të reja me COVID-19

D V

Kosova regjistron 31 raste të reja me koronavirus

D V

Eksperti amerikan Joseph: Kosova është shumë më demokratike sesa Serbia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More