Agjencia Zhurnal.mk.

Në Tabanoc për hyrje në vend pritet deri në 40 minuta

Kumanovë, 5 korrik – Në vendkalimin kufitar Tabanocë për hyrje në shtet pritet 30 deri në 40 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata, kumtoi LAMM.

 

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i akseve rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar, respektim i sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, lugina të lumenjve dhe fushëgropa, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM përkujton se sot do të bëhet minimi i aksit rrugor A2 Kërçovë-Ohër, në pjesën Presekë-fshati Vërbjan për shkak të së cilës komunikacioni do të jetë në ndërprerje ndërmjet orës 12:00 dhe 15:00 në kohëzgjatje prej 15-20 minuta.

Related posts

Kuvendi e pranoi Propozim ligjin për ndërmjetësim

Z H

Dimitar Apasiev me mesazh për partitë shqiptare për ngjarjet e fundit politike

D V

Rrotullohet një kamion në bulevardin “Boris Trajkovski”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More