Agjencia Zhurnal.mk.

Në sulmin e djeshëm në Kabul vriten 35 ndërsa plagosen 82 persona

Të paktën 35 persona e humbën jetën në sulmin e djeshëm vetëvrasës në një qendër arsimore në rajonin Hazara në Kabul. Të paktën 82 persona janë plagosur, kumtoi misioni i KB-së në Afganistan.

Sulmi ka ndodhur dje në mëngjes. Një burrë që mbante eksploziv është vetëhedhur në qendër ku studentët janë përgatitur për provime pranuese në fakultet. Shumica e viktimave kanë qenë gra.

Rreth 50 gra sot dolën në rrugët e Kabulit për të shprehur zemërimin e tyre për sulmin. Ato kanë kaluar nëpër rrugën kryesore në lagjen Dashti Barçi ku ka ndodhur edhe sulmi. Më pas, duke brohoritur “Stop gjenocidit ndaj hazarasve”, ata u drejtuan drejt spitalit ku po trajtohen të plagosurit nga sulmi. Talibanët e armatosur rëndë qëlluan në ajër për të shpërndarë demonstratat.

Related posts

Bajden paralajmëroi industrinë e naftës

Xh M

Rusëve u kthehet raketa në “bumerang”, bën një kthesë pas lëshimit e përplaset te trupat e që e lëshuan

Xh M

Në Europë po mungon uji, qytetarëve u bëhet thirrje të kufizojnë përdorimin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More