Agjencia Zhurnal.mk.

Në Spitalin e Gostivarit bëhet thyerja e gurit në kanal urinar me Holmium laserit

Gostivar, 15 shtator – Për herë të parë në historinë e spitalit tonë më datë 13.09.2023 u realizua intervenimi i parë i thyerjes së gurit në kanalin urinar nëpërmjet Holmium Laserit.

Guri në pjesën lumbale te kanalit urinar të majtë 17×8 mm me pasojë hidronefroze të veshkut të majtë dhe u bë dezintegrimi (thyrja dhe grimcimi) i plotë i gurit në kanalin urinar të pacientes 41 vjeçare.

Ky intervenim u realizua falë urologëve të spitalit të përgjithshëm “Dr.Ferid Murad” edhe atë;

Prim.Dr Ylber Ademi, Dr.Gazi Mustafa, Dr.Afrim Saliu, Dr.Skender Veliji, Dr.Burim Saliu si dhe anesteziologëve Dr.Dashurie Kaprolli dhe Dr.Sadri Zeqiri, nën mbikqyrjen dhe ndihmën e Prof. Dr Skender Saidi nga klinika e urologjise ne Shkup.

Pacientja sot u lëshua në shërim shtëpiak në gjendje tepër të mirë shëndetësore.

Related posts

LSDM: Mickoski të përgjigjet për takimet me Palevskin

Xh M

Policia në tërësi e zbardhi rastin në Karbinci, nuk ka elemente të veprës penale

Xh M

Xhaferi kryeministër, partitë politike po përgatiten për qeveri teknike dhe për zgjedhje

Xh M