Agjencia Zhurnal.mk.

Në shtator rritje prej 15,4 për qind të qarkullimit në industri në nivel vjetor

Shkup, 11 nëntor – Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri gjatë muajit shtator 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është 115.4.

 

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit shtator 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet kapitale për 39.9 për qind dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 11.6 për qind, ndërsa rënie u vërejt te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4.2 për qind dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë 5.0 për qind.

Indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri, gjatë muajit shtator 2022, krahasuar me muajin gusht 2022, është 112.0 ndërsa në periudhën janar – shtator 2022, krahasuar me periudhën janar – shtator 2021, është 116.4. Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor në shtator 2022, në krahasim me muajin shtator 2021, është 110.0.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun vendor gjatë muajit shtator 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 7.3 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 1.5 për qind dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 16.3 për qind, ndërsa rënie u vërejt te Prodhimet kapitale për 15.0 për qind.

Sipas Entit shtetëror për statistikë, indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor, gjatë muajit shtator 2022, krahasuar me muajin gusht 2022, është 104.1, ndërsa në periudhën janar – shtator 2022, krahasuar me periudhën janar – shtator 2021, është 112.4. Indeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm në shtator 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, është 116.7.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun e jashtëm gjatë muajit shtator 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet kapitale për 40.9 për qind te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 7.1 për qind, ndërsa rënie u vërejt te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 9.8 për qind dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 12.2 për qind.

Indeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm, gjatë muajit shtator 2022, krahasuar me muajin gusht 2022, është 113.7, ndërsa në periudhën janar – shtator 2022, krahasuar me periudhën janar – shtator 2021, është 117.2.

Related posts

Organizata e Punëdhënësve: Mungon fuqia punëtore në disa sektorë

Xh M

Interesim i madh tek bujqit – kanë arritur 691 aplikime

Xh M

Rriten sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri, nafta shkon në 243 lekë [2 euro] për litër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More