Agjencia Zhurnal.mk.

Në shtator Maqedoninë e vizituan 103.787 turistë, më së shumti nga Turqia, Serbia, Polonia dhe Gjermania

Shkup, 11 nëntor – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në shtator të vitit 2022 është 103.787, nga të cilët 36.9 për qind janë turistë vendor dhe 63,1 për qind turistë të huaj.

Nga gjithsej 69.633 turistë të huaj të regjistruar, më të shumtët janë nga Turqia 11.187, pas çka vijnë nga Serbia 7.617, nga Polonia 4.647, Gjermania 4.314, Bullgaria 2.900, Greqia 2.485…

Siç bëri të ditur sot Enti Shtetëror i Statistikës, në periudhën janar – shtator 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 37.0 për qind dhe atë: numri i turistëve vendor është rritur për 4.3 për qind, dhe numri i turistëve të huaj është rritur për 88.2 për qind.

Në periudhën janar – shtator 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i netëve të kaluara është rritur për 21.3 për qind, dhe atë: te turistët vendor është rritur për 2.4 për qind, dhe te turistët e huaj është rritur për 76.2 për qind.

Related posts

Sllovenia e para, Maqedonia e fundit për sa i përket pagave mesatare

D V

Të fundit për pagën mesatare, Sllovenia e para në rajon

Xh M

Anëtarët e BE-së mbështetën propozimin për të devijuar nga disa standarde mjedisore në bujqësi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy