Agjencia Zhurnal.mk.

Në shtator 318 leje për ndërtim, 618 banesa të reja

Shkup, 11 nëntor – Në shtator të këtij viti janë lëshuar 318 leje për ndërtim, që është për 26,2 për qind më shumë në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Numri më i madh i lejeve janë në Rajonin e Pollogut, 66, pas çfarë vijojnë rajoni i Shkupit, 62, rajoni Juglindor, 53, i Valladovës 46,… Më pak leje për ndërtim, 17, janë lëshuar në rajonin e Pellagonisë.

Në periudhën e raportimit është paraparë ndërtimi i 618 banesave, me një sipërfaqe të dobishme të përgjithshme prej 56 849 metër katrorë. Më shumë banesa do të ndërtohen në rajonin e Shkupit, 216, prej të cilave 196 janë në Komunën e Gazi Babës. Mes komunave me një numër më të madh të banesave të planifikuara janë edhe Strumica, 87, Gjevgjelia, 86, Gostivari, 76, Dibra, 40,….

Vlera e paraparë e objekteve për të cilat janë lëshuar leje në shtator të këtij viti është 3 833.718.000 denarë, për 16,7 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë nga viti paraprak. Nga lejet e lëshuara për ndërtim, 184 (57,9 për qind) janë për objekte të ndërtimit të lartë, 35 (11 për qind) të ndërtimit të ulët, ndërsa 99 (31.1 për qind) janë objekte për rikonstruktim. Në 195 (61,3 për qind) të objekteve si investues paraqiten persona fizikë, ndërsa në 123 (38,7 për qind) të objekteve të tjera investues janë subjekte afariste.

Related posts

Forum për hartim të së ardhmes energjetike (drejtpërdrejtë)

D V

E-tregtia, vendi mbetet prapa BE-së

Xh M

Vazhdon ulja e çmimeve të derivateve

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More