Agjencia Zhurnal.mk.

Në shtator 277 miratime për ndërtim, janë paraparë 427 banesa

Shkup, 15 nëntor – Në shtator të këtij viti janë dhënë 277 miratime për ndërtim, që është 12,9 për qind më pak në raport me shtatorin e vitit të kaluar.

 

Siç kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës, numri më i madh i miratimeve janë dhënë në rajonin e Pollogut, 73, pas çka pasojnë ai i Shkupit me 69, i Vardarit me 34, Lindor me 30, ndërsa më së paku, katër, në rajonin Verilindor.

Sipas miratimeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë në objekte është 4. 643 053 000 denarë, që është për 21,1 për qind më shumë në raport me muajin e njëjtë vitin e kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i miratimeve të dhëna për ndërtim, 134 (48,4 për qind) dedikohen për objekte të ndërtimit të lartë, 74 (26,7 për qind) për objekte të ndërtimit të ulët dhe 69 (24,9 për qind) për objekte për rikonstruim.

Nga gjithsej 277 objekte, në 145 (52,3 për qind) si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa në 132 (47,7 për qind) objekte investitorë janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 427 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 40.344 metra katrorë.

Related posts

LSDM: Qeveria mbron interesat shtetërore dhe kombëtare

Xh M

Mariçiq – Bregu: Çdo shtyrje e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ul besimin e qytetarëve

I.A

LSM: Vaksinimi duhet të jetë përcaktim personal dhe jo i detyrueshëm

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More