Agjencia Zhurnal.mk.

Në Shqipëri largohen nga tregu salçiqet “Wudy”, përbëjnë rrezik serioz për shëndetin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, ka bërë të ditur se salsiçet Wudy, pas analizave laboratorike, përbën rrezik me ndikim serioz në shëndetin e njeriut.

 

Sipas AKU-së, ky njoftim ka ardhur nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë, ku analizat janë kryer në Itali dhe është konstatuar prania e bakterit “Listeria Monocytogenes STI55”

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu”, thuhet në njoftimin e AKU-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ky autoritet ka kërkuar kujdes nga konsumatorët, duke bërë thirrje që të mos konsumohen produktet Wudy dhe t’i kthejnë ato pranë subjekteve ku i kanë blerë.

Related posts

Ambasada amerikane në Tiranë tregon pesë lajmet dezinformuese të Rusisë rreth gjendjes në Ukrainë

D V

Dy bomba në Shkodër/ Brenda 5 minutash goditen dy biznese, një i kandidatit të PD

Lea Muslija

Grupi për PD: Vendimet në Kuvendin Kombëtar anti-statutore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More