Agjencia Zhurnal.mk.

Në shpërthimin në një minierë humbën jetën nëntë minatorë

Nëntë minatorë humbën jetën në shpërthimin e sotëm të gazit në një minierë për qymyr në veriperëndim të Pakistanit, konfirmoi shefi i ekipit hetimor, të caktuar nga Qeveria.

Ai shtoi se shpërthimi është shkaktuar nga shkëndija.

Në momentin e aksidentit në minierë ka pasur 13 minatorë, janë gjetur trupat e pajetë të nëntë viktimave, ndërsa katër minatorë u nxorën nga rrënojat me lëndime të rënda”, deklaroi Adnan Farid, zëvendëskryetar i zonës.

Në raportin e  Qeverisë thuhet se akumulimi i gazit e ka shkaktuar shpërthimin, por nuk theksohet se çfarë lloj gazi po bëhet fjalë.

Minatorët edhe paraprakisht janë ankuar   për mungesën e mjeteve mbrojtëse dhe kushtet e këqija të punës, të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve të shpeshta.

Related posts

160 balena bllokohen në breg të detit, organizohet operacion masiv për shpëtimin e tyre

Xh M

“Rrinë kafeneve”, Zelensky i do në front, Polonia: Do t’i kthejmë burrat ukrainas në moshë lufte

Xh M

Rritet në 34.305 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky