Agjencia Zhurnal.mk.

Në Shkup sanksionohen 220 shoferë, 51 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 14 korrik – Në territorin e qytetit të Shkupit, në kuadër të kontrolleve të përforcuara në trafik, dje janë shqiptuar gjithsej 220 gjoba, prej të cilave 51 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

 

Janë dënuar 16 persona për drejtimin e automjetit pa patent shofer, 16 gjoba për shoferët e motoçikletave.

“Po ashtu janë shqiptuar 13 sanksione për persona të cilët shfrytëzojnë telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, 13 për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 7 për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, 5 për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe 68 sanksione për parkim të parregulltë të automjeteve”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Kontrollime e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe dërgohet apel deri te qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Related posts

ASH-AAA: S’kemi koalicion me VMRO-në, dalim vetë në zgjedhje

D V

Zbulohen lëndë narkotike në Gostivar, arrestohen dy persona

Lea Muslija

Mot me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More