Agjencia Zhurnal.mk.

Në Shkup sanksionohen 203 shoferë, 34 për vozitje të shpejtë

Shkup, 23 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 203 sanksione, prej të cilave tridhjetë e katër sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e katër sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, tetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, janë shqiptuar edhe pesëmbëdhjetë gjoba për automjete të paregjistruara, nëntë sanksione për shoferët fillestarë, tre sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), njëmbëdhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tridhjetë e nëntë sanksione për shoferët e motoçikletave…

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, njoftoi MPB.

Related posts

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Xh M

Grabitet një këmbimore në Çair

Xh M

Arrestimi i policëve kosovarë, Tërnava: Kjo tregon se kush janë serbët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy