Agjencia Zhurnal.mk.

Në Shkup sanksionohen 111 shoferë

Shkup, 14 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 111 sanksione, prej të cilave njëzet e një gjobë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, shtatëmbëdhjetë gjoba për këmbësorët.

 

Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tri sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregulltë teknike dhe njëzet e tetë gjoba për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregulltë..

Nga MPB informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Related posts

Parandalohet vrasja me armë mes dy komshinjve

D V

Në Shkup 132 kundërvajtje në komunikacion

Z H

Një shtetas i RMV-së kapet me drogë në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More