Agjencia Zhurnal.mk.

Në Shkup regjim i veçantë i komunikacionit

Shkup, 17 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot me fillim nga ora 16:00 do të mbahet Gara me biçikleta “Kupa e Qytetit të Shkupit 2022” dhe Festivali i parë ndërkombëtar folklorik për fëmijë “Zllaten vez 2022”, për shkak të së cilës do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Qytet.

 

“Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se më 17 shtator 2022 (e shtunë) me fillim nga ora 16:00 do të mbahet Gara me biçikleta në organizim të Federatës së Biçiklistëve të Maqedonisë – “Kupa e Qytetit të Shkupit 2022”. Gara do të zhvillohet në trasën në vijim – nisja në rrugën “Dimitrie Çupovski” te porta “Maqedonia”, në rrugën “11 Tetori” drejt objektit të Kuvendit të RMV-së deri në kryqëzimin me rrugën “Filip Vtori Makedonski”, majtas përgjatë rrugës “Filip Vtori Makedonski” deri në hyrje të QTQ. Më pas kalojnë nën QTQ dhe arrijnë në Porta Maqedonija, ku vazhdojnë drejt përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski” deri te kryqëzimin me rrugën “Dame Gruev” afër Paloma Bianka dhe mbrapa përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski” deri në pozicionin e startit-mbarimit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Nga atje theksojnë se të njëjtën ditë gjithashtu duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet Festivali i parë ndërkombëtar folklorik për fëmijë “Zllaten vez 2022” në organizim të ansamblit folklorik “Grigor Përliçev”, duke zënë një hapësirë ​​publike në pjesë të rrugës “Gjorçe Petrov” përgjatë kryqëzimit me rrugën “Nikolla Pushkarov” deri në kryqëzimin me rrugën “Makedonska Vojska” në Shkup.

“Për këto arsye, Njësia e Sigurisë së Qarkullimit Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë të komunikacionit  në akset e sipërpërmendura, ndërsa qarkullimi do të kahëzohet  përgjatë akseve përreth”, njoftojnë nga MPB-ja.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhërat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohen ngjarjet.

Related posts

Bytyqi: Nuk ka nevojë për ribalanc për rritjet e paralajmëruara të rrogës minimale dhe pensioneve

Z.H

Turqia kritikon BE-në për atë që i bëri Ballkanit Perëndimor në Samitin e fundit

Xh M

VMRO-DPMNE i jep afat Kovaçevskit deri më 10 maj për takim tet-a-tet

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More