Agjencia Zhurnal.mk.

Në Shkup Konferencë ndërkombëtare si udhërrëfyes për Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën në rrugën drejt aderimit në BE

Shkup, 19 tetor – Konferencë ndërkombëtare me temë “Shoqëria më e gjerë evropiane: Rëndësia e sundimit lokal” në organizim të Asociacionit evropian për demokraci lokale – ALDA sot dhe nesër do të mbahet në Shkup në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në konferencë, përfaqësuesit e Qeverisë, përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe organizatat civile të vendeve të ndryshme, do të kenë mundësi të bisedojnë dhe t’i ndajnë qëndrimet e tyre për procesin e zgjerimit të bashkësisë evropiane në Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Ukrainë, si dhe për rëndësinë e pushtetit lokal gjatë këtij procesi aderues.

Pjesëmarrësit do të tentojnë ta përmirësojnë mirekuptimin e qasjes strategjike ndaj refomrave, krijimit të planeve të aksionit, metodologjinë e planifikimit, zbatimin dhe ndjekjen. Do to theksohet rëndësia e pjesëmarrjes së qytetarëve në proces, me shembuj të iniciativave lokale dhe rajonale dhe praksave të mira nga bashkësia më e gjerë evropiane.

Konferenca ndërkombëtare financiarisht përkrahet nga Iniciativa Qendrore Evropiane, Këshilli i Evropës dhe Qendra e saj për ekspertizë për reforma në vetëqeverisjen lokale. 

Related posts

Jovan Mitreski pritet të jetë kryetar i ri i Kuvendit

Xh M

Xhaferi: Me përkushtim do ta ushtroj pozitën e kryeministrit

Xh M

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

Xh M