Agjencia Zhurnal.mk.

Në Shkup janë sanksionuar 224 shoferë – 133 për vozitje të shpejtë

Shkup, 12 shtator – Gjatë kontrolleve të përforcuara të veprimit në fushën e komunikacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 224 masa, midis të cilëve 133 sanksione për lëvizje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 13 për vozitje pa patentë shoferi dhe 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

 

Siç informoi MPB-ja, janë shqoptuar shtatë masa për shfrytëzimin e celularit, pesë për kundërvajtje që janë për shoferët e motoçikletave, si dhe 41 sanksione për parkim të parregullt.

“Kontrollet e përforcuara të veprimit në komunikacion vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që t’I respektojnë rregullat në komunikacion për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, shtohet në kumtesën e MPB-së. 

Related posts

Kolev: Bullgarët në Maqedoninë e Veriut mund të jenë shfrytëzues në dialogun ndërmjet Shkupit dhe Sofjes

Z H

Familja që u shua në tragjedinë në Bullgari

I Z

Moti me diell, temperatura deri në 37 gradë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More