Agjencia Zhurnal.mk.

Në Shkup janë gjobitur 83 shoferë, nëntë pa patentë shofer

Gjatë kontrolleve të komunikacionit në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 83 masa, nga të cilat nëntë masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (dritë e kuqe).

Siç njoftoi MPB-ja, janë vendosur dy masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, dy sanksione për moslejimin e kalimit të këmbësorëve.

“Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Paraburgim ndaj një personi në Prizren, dyshohet për dhunimin e viktimës nën 16-vjeç

D V

Policia paditë mashtruesin, tjetër gjë reklamonte, tjetër gjë u shiste klientëve

Z.H

Një person i lënduar rëndë në një aksident në rrugën Resnjë-Manastir

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More