Shkup, 30 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme dje në kontrollin e përforcuar të veprimit në fushën e komunikacionit ka sanksionuar 111 shoferë në territorin e Qytetit të Shkupit. Prej tyre, 37 janë gjobitur për vozitje të shpejtë, nëntë për vozitje pa patentë shoferi, pesë për përdorim të celularit gjatë vozitjes së automjetit, nëntë për tejkalim dhe anashkalim të parregullt dhe 34 për parkim të paligjshëm. Janë sanksionuar edhe katër shoferë të motoçikletave.
Nga MPB-ja paralajmërojnë se vazhdojnë kontrollet e përforcuara të veprimit dhe apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rregullat në komunikacion, siç thonë, për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta