Agjencia Zhurnal.mk.

Në shenjë hakmarrje: Majmunët hedhin qentë e vegjël nga katet e ndërtesave në Indi, mbi 250 të ngordhur

Përplasjet e tmerrshme mes majmunëve dhe qenve bëjnë kërdinë në një qytet në perëndim të Indisë.

 

Kjo ka rreth një muaj që po vazhdon dhe vendasit nuk po e shohin fundin.

Qyteti indian i Majalgaon është skena e përleshjeve të tmerrshme midis majmunëve dhe qenve.

Sipas mediave lokale, rreth 250 qen kanë ngordhur tashmë në këtë ‘masakër’, të tërhequr zvarrë mbi çatitë e ndërtesave ose në majat e pemëve dhe më pas janë hedhur poshtë.

Fshatarët besojnë se “është një hakmarrje e majmunëve, pasi qentë vranë një nga foshnjat e tyre”.

I pyetur nga Newsweek, një specialist i sjelljes së primatëve beson se kjo tezë është e besueshme.

“Ne kemi zbuluar se kur një majmun sulmohet, probabiliteti që ai të sulmojë një kafshë të lidhur me sulmuesin e tij është më i lartë”, shpjegon Stephanie Poindexter.

Sipas banorëve, disa primatë kanë pësuar në këto përleshje, por numri i të ngordhurve është jashtëzakonisht i rëndë nga ana e qenve.

Related posts

Misteri i ‘Portës së Ferrit’ që vjell zjarr gaz të shkrirë prej dekadash dhe asnjë nuk e di përse

D V

Lule prej hekuri” në 1600 gradë celsius

Z H

Një bordello në Vjenë po ofron vaksinimin kundër COVID-19 dhe shërbime falas për ata që imunizohen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More