Agjencia Zhurnal.mk.

Në seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi miratoi disa pika nga seancat e papërfunduara

Kuvendi i Kosovës përmes një seancë të re të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka miratuar të enjten në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore.

Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e partive opozitare. Kuvendi nuk e ka miratuar raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021.

Po ashtu, mazhoranca e ka votuar raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021.

Në këtë seancë të re të Kuvendit, 60 deputetët e pozitës të pranishëm në sallë kanë votuar edhe raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021.

Me 3 abstenime dhe 58 vota pro Kuvendi ka miratuar edhe Rekomandimet lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Mazhoranca ka votuar pro edhe rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Komunikimet Elektronike.

Related posts

Familja Ademaj kërkon zhvarrosjen e Liridonës, duan ta varrosin në fshatin e tyre

Xh M

‘Më pagoi Naimi…”/ Ekzekutimi i Liridona Murselit, autori i krimit e bashkëshorti i saj u takuan para krimit: Policia hap kamerat

Xh M

Pacolli: Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm duhet ta marrë denimin maksimal

Xh M