Agjencia Zhurnal.mk.

Në rrugën Shkup – Gjevgjeli në një automobil janë gjetur tre emigrantë nga Kuba

Shkup, 29 nëntor – Nëpunës të policisë gjatë kontrollit të automjetit “mercedes” në autostradën A-1, janë gjetur tre emigrantë nga Kuba, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

 

“Dje në orën 11:50 në autostradën A-1, në drejtimin Shkup – Gjevgjeli, nga ekipi patrullues nga nëpunësit e policisë nga Stacioni i Policisë për vendkalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë me ekip nga Republika e Çekisë ishin privuar nga liria R.L (55) dhe A.Q. (46), të dy nga Kumanova, sepse gjatë kontrollit të automjetit ‘mercedes’, me targa të Shkupit, i menaxhuar nga R.L., në të cilin bashkëshoferi A.Q. ishin gjetur tre emigrantë nga Kuba”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale sipas nenit 418 nga Kodi Penal, të dy personat janë arrestuar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal, ndërsa emigrantët ishin dërguar në Qendrën transituese Vinojug-Gjevegjeli për procedurë të mëtutjeshme

Related posts

Dhunoi të miturën në motel, arrestohet i dyshuari nga Kllokoti

D V

Dhunoi një të mitur në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

D V

Rrokulliset një kamion në rrugë Kërçovë – Ohër afër aeroportit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More