Agjencia Zhurnal.mk.

Në rrethinën e Dibrës vetëm tre persona aktivë në Kovid-19, rritet interesi për dozën e tretë të vaksinës

Dibër, 28 tetor – Në rajonin e komunës së Dibrës dhe Qendrës Zhupa, në këtë moment ka vetëm tre persona positive në Kovid-19 dhe të gjithë janë me formë të lehtë të sëmundjes.

 

“Dita e nëntë që nuk kemi rast të ri të të infektuarve me Kovid-19, ndërsa me vendosjen e dy personave në listen e të shëruarve sot, në këtë moment aktivë në sëmundje janë vetëm tre persona, të cilët janë me formë të lehtë të sëmundjes. Gjatë këtij muaji kemi pasur vetëm katër raste të reja, për dallim prej atij të kaluar kur janë regjistruar 112 dhe atij paraprak kur virusi i rrezikshëm u konfirmua te 375 persona në dy komunat, të cilët me mbrojtje shëndetësore i mbron institucioni jonë”, deklaroi për MIA-n, Baki Alili, drejtor i Spitalit të përgjithshëm në Dibër.

Ai shton se, si rezultat të gjendjes stabile epidemiologjike në këtë rajon, prej dates 8 të këtij muaji në Kovid qendrën në spital nuk ka persona të hospitalizuar.

Sipas tij, në pikën për vaksinim, e cila funksionon në spitalin modular, pa pengesë po zhvillohet edhe imunizimi kundër Kovid-19.

Related posts

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

D V

Pagesa e pensioneve do të kryhet nga e premtja 26 nëntor

D V

Osmani porositi diasporën se mandatin e tij do t’ia kushtojë krijimit të kushteve për secilin që ka dëshirë të mund të kthehet në vend

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More