Agjencia Zhurnal.mk.

Në RMV të rinjve përpos që u mungon përkrahja, pengohen në rrugën drejt profesionalizmit!

Shkup, 11 nëntor – Skandali i radhës në këtë vatër të skandaleve ka të bëjë me anulimin e konkursit për të vijuar trajnimet për kontrollues të trafikut ajror nga M-NAV, që janë të përzgjedhur nga kompania daneze. Pra, në vendin tonë ka një grup të rinjsh që kanë kaluar të gjitha testet e nevojshme si kontrollues të komunikacionit ajror, e këto madje janë të përzgjedhur të vazhdojnë me trajnime edhe në Danimarkë, por ka disa drejtor që po zvarritin këto procedura pasi nuk kanë përmbushur urdhëresat që pjesë të këtij grupi të jenë të rijnë të eksponentëve politik apo ndonjë familjarë i tyre. Nuk ka se si të përshkruhet ndryshe kur pa arsye zvarriten procedurat, pra përpos që nuk përshpejtohen këto procedura ngadalësohen e madje pengohen, e pastaj me çfarë fytyre u thuhet të rinjve rrini në këtë vend të mallkuar, shkruan Zhurnal.

 

Një numër prej 12 të punësuar në M-NAV – zëvendësdrejtorë, shefa kryesor, instruktorë, ekspertë, udhëheqës sektorësh, kanë dhanë dorëheqje nga postet e tyre, të pakënaqur me vendimet e tre drejtorëve për zvarritjen e procedurës për t’i dërguar në Danimarkë kontrolluesit e rinj të komunikacionit ajror që tashmë i kanë kaluar të gjitha testet. Ata thonë se do t’i tërheqin dorëheqjet e tyre vetëm nëse drejtorët e ndryshojnë vendimin e tyre dhe i dërgojnë tetë të përzgjedhurit në trajnimin e nevojshëm.

Nga M-NAV i përgënjeshtruan pohimet e këtilla të sindikatës, duke i cilësuar si të pavërteta. Por, manipulimi nuk mbulohet dot me përgënjeshtrim sepse këto 12 të punësuar në pozita të larta nuk kishin marr vendim për të dhënë dorëheqje e për t’i rrezikuar pozicionet e tyre, kjo mbase është vepër që duhet bërë nga secili ku shihen padrejtësitë e parregullsi të shumta që bëhen nëpër vende të ndryshme të punës.

Si ndikojnë këto zvarritje të procedurave te ky grup i të rinjve?

Ky grup i të rinjve që kanë vendosur të profesionalizohen në nja nga drejtimet shumë deficitare në vendin tonë, makineria poshtëruese e shkatërruese e vendit, njerëz të pangopur pa dinjitet e pa kurriz kanë vendosur që edhe këtë grup në një formë ta dëshprojnë, duke i privuar nga mundësia për të vazhduar trajnimin e tyre në Danimarkë. Zvarritjet e qëllimshme të procedurave edhe pasi kanë kaluar gjitha testet e nevojshme, janë dëshmi që në këtë vend kot që mundohesh për gjithçka, kur pengohesh në çdo rrugëtim nga ato që duhet të përkrahesh.

Nuk është rast i parë e që nuk ka dilema që nuk do të jetë as i fundit, kur për qëllime personale e për përfitime materiale të rinjve u ndërpritet rrugëtimi drejt suksesit. Kjo është tragjedia më e madhe që edhe në kohën kur rrezikohet që vendi të mbetet pa ardhmëri e pa rini, rastet e tilla nuk kanë të ndalur.

Të rinjtë nuk dëshprohet vetëm nga papunësia-

Janë mësuar që te relativizojnë me atë se punë ka pse po ikin të rinjtë, shprehin habi e shqetësim deklarativ ata që janë shtytësit kryesor që rinia po ikë, ata që po e nxisin edhe më shumë këtë ikje të zbehtë. Pra, papunësia është vetëm një nga shkaqet por jo shkaku i vetëm, të rinjtë tjerë kur të dëgjojnë çfarë i bëhet bashkëmoshatarëve të tyre që profilohen në profesionet më deficitare në vend, paramendojnë se çfarë u ndodhë atyre që kanë drejtime e profesione që nuk janë deficitare. Ky është tmerr i vërtetë që ikja e të rinjve me shembuj të tillë kaq negativ e poshtërues nuk do të ndalet madje vetëm sa do të shtohet edhe më shumë.

Rasti në fjalë është rast i pastër i nepotizmit dhe i padrejtësisë direkte ndaj një grupi të cilës do etni qofshin apo cilit do religjion i përkasin, së pari janë njerëz, të rinj ambicioz e fatkeqësisht edhe qytetar të këtij vendi misterioz.

Kush ka reaguar ndaj kësaj padrejtësie e nepotizmit të pastër?

Deri në këto momente nuk ka pasur ndonjë reagim të përgjithshëm e senzibilizues të paktën për të përcjellë ndonjë mesazh e për të ndikuar që vendimi të ndryshohet dhe të rinjve tu hapet rruga drejt Danimarkës pa kurrfarë barriere sepse kanë kaluar gjitha testet e nevojshme. Organizatat joqeveritare janë në gjumë vjeshtor sidomos organizatat rinore që as që u intereson të merren me këtë çështje, mediat gjithashtu nuk është se e kanë marr përsipër si rast që duhet të trajtohet.

Ajo që dëgjohet prej politikanëve të pa përgjegjshëm çdo ditë që po punojnë në drejtim të ndaljes së ikjes së të rinjve është më shumë se gënjeshtër e më shumë se manipulim, sepse tani kur është koha të veprohet ata heshtin, e me këtë heshtje ata po pranojnë dëshprimin e padrejtësitë ndaj të rinjve që pastaj shpërthen me veprim prej tyre që shoqërohet me largim prej vendi.

Deri në këto momente kanë reaguar vetëm nga Aleanca për Shqiptarët, ndërkaq partitë tjera nuk e shohin të arsyeshme të reagojnë e të ndërmarrin veprime konkret për rastin në fjalë.

“Për të evituar ndonjë tragjedi të mundshme dhe garantuar obligimet e RMV në kuadër të sistemit ndërkombëtar të menaxhimit të trafikut ajror, u bëjmë thirrje organeve mbikëqyrëse të M-NAV që të zbatojnë përzgjedhjen e bërë nga kompania daneze e trajnimit dhe të ndalojnë menjëherë keqabuzimet në një sektor tejet të ndjeshëm që rrezikojnë jetën e udhëtarëve që shfrytëzojnë Aeroportin e Shkupit, pa dallim shtetësie dhe origjine”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Mbase, këta të rinj do të vazhdojnë me sukseset e tyre, por si shumë bashkëmoshatar të tyre e profesionist të fushave tjera shumë larg vendit të tyre. /Zhurnal.mk

Related posts

Moti sot me vranësira

Z.H

Lapidari i UÇK-së në Sllupçan, reagon Stojançe Angellov

Xh M

Osmani: Po tentohet të krijohet hendek etnik në çështjet strategjike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More