Tetovë, 25 shtator – Në Repartin e urologjisë pranë IPSH Spitalit Klinik Tetove, sot nën udhëheqjen e Dr. Albon Asanit dhe asistimin e Dr.Erzen Elezit u promovua procedura e re në urologji. Me sukses u vendos nefrostoma perkutane. Stafi mjeksor i Repartit të Urologjisë u tregua në nivel (motra Afërdita Ademi, tekniku Zoran Perovski, ndihmës personel-Ferat Izairi dhe të tjerë). Procedura u mbikqyr nga prof. Dr. Skender Saidi (Klinika e Urologjisë në Shkup)