Agjencia Zhurnal.mk.

Në raundin e parë kishte 60,773 fletvotime të pavlefshme

Shkup, 19 tetor – Në raundin e parë të votimit për kryetarë në 80 komuna në zgjedhjet e shtata lokale që u mbajtën të dielën më 17 tetor ka gjithsej 44.833 fletëvotime të pavlefshme. Në votim për kryetar të Qytetit të Shkupit, ndërkaq, ka 15.940 fletëvotime të pavlefshme nga gjithsej 228.473 të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), më shumë fletëvotime të pavlefshme në komuna ka në Manastir – 2.659, pas çfarë vijojnë Kumanova me 2.076 dhe Gazi Baba me 2.020. Më pak fletëvotime të pavlefshme vetëm 48 ka në Komunën e Pllasnicës pastaj vijojnë Rankovce me 57 dhe Qendër Zhupa me 62 fletëvotime të pavlefshme.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale gjithsej kanë votuar 848.104 apo 48.99 për qind nga gjithsej 1.824.864 të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në vitin 2017 ka pasur 44.481 fletëvotime të pavlefshme, ndërsa në zgjedhjet në vitin 2013 38.787 fletëvotime të pavlefshme.

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në vitin 2020, ndërkaq, ka pasur 31.564 fletëvotime të pavlefshme.

Related posts

VMRO-DPMNE “tërbohet” pasi dëgjoi për kandidimin e Joveskit si gjykatës kushtetues

Z H

Fushatë për rëndësinë e bletës autoktone maqedonase

D V

Rikandidimi i kryetarëve aktual të komunave/ I duan qytetarët apo “nuk guxon” askush t’i prekë!?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More