Agjencia Zhurnal.mk.

“Në qytetin e përmendoreve, nuk ka përmendore për Kiro Gligorovin”

BBC në gjuhën serbe, ka përkushtuar një tekst në nder të 10 vjetorit të Kiro Gligorov, presidentit të parë të Maqedonisë së pavarur, informon Zhurnal.

 

Siç shkruhet në tekstin e BBC në gjuhën serbe, ka kritika për atë se në Shkup, qyteti i përmendoreve, nuk ka përmendore për Kiro Gligorovin.

Shtohet se ai ka qenë presidenti i parë për Maqedoninë, e i cili ka arritur pa luftë ta nxjerë shtetin nga Federata e Jugosllavisë në fillin të viteve të 90ta.

“Në kryeqytetin e Maqedonisë, sot një prej bulevareve e mbanë emrin e tij, si dhe një shkollë fillore moderne”, thuhet në analizë dhe shtohet se “Përmendorja e tij është pjesë e përmendores së ASNOM-it, trupi politik i partizanëve të Maqedonisë në fund të luftës së dytë botërore, ku Gligorov e kishte një nga funksionet e para.

Por, për GLigorovin nuk ka një përmendore të veçantë edhe pse në dekadën e fundit në Shkup janë vendosur një numër i madh i përmendoreve, thuhet në analizën e BBC në gjuhën serbe.//Zhurnal.mk

Related posts

Dita e Alfabetit/ E hëna ditë jo pune për të gjithë shqiptarët

Z H

Udhëheqësi i EVN Eletranat e Maqedonisë dyshohet për rishitje të parcelave në Dellçevë

D V

Skadoi afati për parashtrimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale më 17 tetor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More