Agjencia Zhurnal.mk.

Në Qeveri nesër biseda për shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësore

Shkup, 26 tetor – Në Qeveri nesër duhet të mbahen biseda ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë dhe sindikatës përfaqësuese të AOGJSH-së. Në takim do të bisedohet për problemet në shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësore.

Në periudhën e kaluar, të punësuarit protestuan duke kërkuar rritjen e rrogës për 78 për qind dhe kthimin e shtesave të pagës.

Të enjten e kaluar, administrata e gjykatës paralajmëroi se nuk do t’i trajtojë as rastet urgjente nëse Qeveria nuk ulet në tryezën e bisedimeve me Sindikatat.

“Qeveria duhet të jetë e vetëdijshme që nëse grupi i punës nuk ulet të negociojë edhe pas kësaj proteste, i gjithë gjyqësori do të paralizohet. Çdo prolongim i mëtutjeshëm dhe shmangie e zgjidhjes do të shkaktojë zemërim shtesë te grevistët, ndërsa për pasojat nga ky zemërim nuk do të mbajë përgjegjësi sindikata e AOGJSH=së”, deklaroi kryetari i AOGJSH-së, Tërpe Dejanoski të enjten e kaluar.

Më herët, rreth një muaj më parë, qeveria formoi një grup pune për zgjidhjen e kërkesave të administratës gjyqësore.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy