Agjencia Zhurnal.mk.

Në qershor paga mesatare 28.744 denarë

Shkup, 20 gusht – Paga mesatare mujore e paguar neto për një të punësuar në qershor të këtij viti është 28.744 denarë, ndërsa paga mesatare bruto 42.950 denarë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, paga mesatare neto është për 7,0 për qind më e lartë sesa në qershor të vitit të kaluar, derisa paga bruto është më e lartë për 7,1 për qind.

Rritja te paga neto ka të bëjë, para së gjithash, në rritjen e pagës mesatare mujore të paguar neto për një të punësuar në sektorët: Objekte për akomodim dhe veprime të serviseve me ushqim (25,1 për qind), Art, argëtim dhe rekreacion (20,5 për qind dhe Informacione dhe komunikime (14,1 për qind). Rritje të pagës mesatare mujore të paguar neto për një të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Veprimtari financiare të sigurimit (4,3 për qind), Administratë publike dhe mbrojtje; sigurim të detyrueshëm social (2,6) dhe Minierë dhe nxjerrjen e gurëve (1,6 për qind)

Rritja e pagës bruto, ndërkaq, ka të bëjë, para së gjithash, në rritjen e pagës mesatare mujore të paguar bruto për një të punësuar në sektorët: Objekte për akomodim dhe veprimtari të serviseve me ushqim (25,3 për qind), Art, argëtim dhe rekreacion (21,1 për qind) dhe Informacione dhe Komunikime (14,1 për qind). Rritje të pagës mesatare mujore të paguar bruto për një të punësuar, lidhur me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit )5,3) për qind), Administratë publike dhe mbrojtje; sigurim të detyrueshëm social (2,7) dhe Minierë dhe nxjerrjen e gurëve (1,7( për qind.

Related posts

Sllovenia e para, Maqedonia e fundit për sa i përket pagave mesatare

D V

Të fundit për pagën mesatare, Sllovenia e para në rajon

Xh M

Anëtarët e BE-së mbështetën propozimin për të devijuar nga disa standarde mjedisore në bujqësi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy