Agjencia Zhurnal.mk.

Në qershor janë rritur shpenzimet për jetë dhe produkteve me pakicë

Shkup, 7 korrik – Shpenzimet e jetës në qershor të këtij viti, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje për 2,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë u rritën për 4.0 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

 

Shpenzimet e jetës në qershor në krahasim me majin janë më të larta për 0.5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 0.9 për qind.

Rritje e indekseve të shpenzimeve për jetë në qershor të vitit 2021, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar te pemët e freskëta dhe të ftohura për 15,7%, sheqeri, mjalti, çokollata, marmelada dhe prodhimet e ëmbëlsirave për 0,8%, vaji dhe yndyrërat, prodhimet ushqimore, të papërmendura në vend tjetër për 0,7%, peshku dhe frutat e detit për 0,6%, mishi, qumështi, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e pemëve dhe perimet për 0,3%, birra, vera për 0,2%.

Në qershor, gjithashtu, rritje e indekseve të shpenzimeve për jetë është shënuar edhe te transporti i aviacionit për 27,8%, shërbimet për akomodim 4.6%, mediumet për incizim për 4,4%, materialet tjera të shtypura për 2,5%, lëndët djegëse për amvisëritë 2.1%, librat 1,7%, ndihmat dhe pajisjet terapeutike për 1,1%, materialet për përpunimin e veshëmbathjeve, velgat dhe pajisjet e mëdha, restoranet, kafenetë dhe ngjashëm. Prodhimet për higjienë personale janë shtrenjtuar për 0,6%, pajisjet fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike për 0,5%, shërbimet tjera lidhur me vendbanimet, të papërmendura në vend tjetër për 0,4%, karburantet dhe lubrifikantët për mjete transportuese personale, shërbime tjera për pajisjen e transportit personal, pajisje informatike për përpunimin e të dhënave për 0,3%, atletet, materialet për mirëmbajtje dhe rregullim të vendbanimeve, aranzhmanet turistike për 0,2%.

Zvogëlim i indekseve të shpenzimeve për jetë në qershor të vitit 2021, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar te perimet e freskëta dhe të ftohura, përveç patateve dhe frutat tjera të rrënjosura për 10,5%, vezët për 0.7 për qind dhe orizi për 0.2%.

Gjithashtu, zvogëlim i indekseve të shpenzimeve për jetë është shënuar edhe te mbledhja e ujërave të ndotur për 3,7%, gazi për amvisëritë për 2,6%, aparatet elektrike për higjienë personale 1,4%, aparatet e vogla për amvisëri 1,2%, kopshtet, bimët dhe lulet për 0.8%, manarët dhe produkte të lidhura për 0.4%, aparatet e mëdha për amvisëri, automjetet motorike për 0.2%, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Related posts

Samiti i “Ekonomist” për Ballkanin Perëndimor: Promovimi i gjithëpërfshirjes dhe solidaritetit evropian

D V

Vala e të ngrohtit goditje për kulturat bujqësore

Z H

Luksemburgu në krye, kjo është lista e vendeve me rritjen më të lartë vjetore të çmimit të karburanteve në Evropë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More