Agjencia Zhurnal.mk.

Në qendër të Shkupit mblidhen ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Shkup, 7 shkurt – Qytetarët e përkatësisë turke të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut, kanë vendosur t’u ndalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Turqi.

Ata në rrjetet sociale njoftojnë se kanë hapur pikë për mbledhjen e ndihmave të cilës do forme.

“I presim të gjithë ata që duan të ndihmojnë për tërmetin në Turqi në tendën tonë në qendër të Shkupit. Batanije, pallto, pelena, xhaketa, ngrohëse etj…”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, autoritetet në Maqedoni gjithashtu kanë njoftuar se do të bëjnë gjithçka që është në mundësi të tyre për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Theksojmë që tërmeti i ditës së hënë me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore, ishte tërmeti më i fuqishëm i qarkut në më shumë se 80 vjet.

Më shumë se 4,300 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë lënduar – sipas të dhënave të deritanishme.

Ги чекаме сите што сакаат да помогнат за земјотресот во Турција до нашиот шатор во центарот на Скопје.Ќебиња, палта, пелени, јакни, греалки итн…

Posted by Orbay Islam on Monday, February 6, 2023

Related posts

Xhain: Realitetet politike kanë sjellë një ndjenjë urgjence, por kriteret e anëtarësimit në BE duhet të përmbushen

Z.H

Edhe një javë nga rrethi i dytë i zgjedhjeve, partitë bashkëpunojnë sipas interesave

Z.H

Komuna e Dibrës me apel që të zvogëlohet lëvizja, për shkak të paralajmërimit të borës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More