Agjencia Zhurnal.mk.

Në Prizren policia shqipton 282 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Policia në Prizren ka bërë të ditur se kanë shqiptuar gjithsej 282 kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë.Sipas policisë, po ashtu vozitësve u janë marrë patentë shoferët dhe u janë shqiptuar pikë negative.“Aktivitete të tilla për tejkalim të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacion si tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i telefonit etj, do të këtë në vazhdimësi dhe njëherë zyrtarët policor nga njësia e komunikacionit rrugor do të kontrollojnë dhe monitorojnë lëvizjet e automjeteve edhe përmes “Dronit” policore”, thuhet nga policia në Prizren.

 

Njoftimi i plotë:“Tejkalimi i shpejtësisë”Realizimi i këtij plani është kryer në rrugët rajonale Prizren-Gjakovë në Landovicë, në fshatin Piranë, Krushë e Vogël, në rrugën Prizren-Suharekë në Lubizhdë, në fshatin Malësi e Re, Grejkoc, Gjinovc, Shirokë, Duhël-Bllacë etj, si dhe në rrugën Prizren-Vërmicë në lokacionet Vlashje, Zhurë etj.Gjatë zbatimit të detyrave, zyrtarët policor, për tejkalim shpejtësie kanë ndaluar dhe shqiptuar gjithsej 282 kundërvajtje trafiku, janë ndaluar patentë shofer me masat plotësuese në afat 3 muaj si dhe janë shqiptuar pikë negative.

Aktivitete të tilla për tejkalim të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacion si tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i telefonit etj., do të këtë në vazhdimësi dhe njëherë zyrtarët policor nga njësia e komunikacionit rrugor do të kontrollojnë dhe monitorojnë lëvizjet e automjeteve edhe përmes “Dronit” policore.

Related posts

Ambasada amerikane në Prishtinë kërkon progres real në dialogun Kosovë-Serbi

N E

Sveçla: Shumica e të aksidentuarve duan të vijnë në Kosovë, një pjesë e tyre nga Kroacia duan të kthehen në Gjermani

D V

Mbrojtja e ish-krerëve të OVL-UÇK kundërshton vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More