Në Prishtinë sot festohet ditëlindja e Skënderbeut

nga Redaksia

Organizata ‘Shqiptaria’ në bashkëpunim me shoqatat simotra ‘Kufijtë e Arbrit’, ‘Lëvizja e Deçanit’, dhe mbështetur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata Artistët për Artistë, do të organizojnë sot festë për ditëlindjen e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, duke filluar nga ora 11:00 deri në orët e vona të natës në sheshin që mban emrin e heroit në Prishtinë.

Ngjarja do të nis me një simpozium shkencor në Instituti Albanologjik, ku studiues të ndryshëm do të prezantojnë kumtesa rreth gjetjeve të reja për jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit. Ky simpozium do të ndiqet nga hapja e një ekspozite arti, ku artistët shqiptarë do të paraqesin veprat e tyre të dedikuara heronjve kombëtarë.

Programi vazhdon me një varg aktivitetesh festive dhe artistike që përfshijnë arritjen e maratonistëve me pishtarin e lirisë nga Prekazi, performancat e aktorit të madh shqiptar Xhevat Limani si Skënderbeu, si dhe prezantime nga klubi i pilotëve me paragllajd.

Pasdite do të ketë paraqitje të këngëtarëve dhe ansambleve tradicionale shqiptare, duke përfshirë emra të njohur si Shkurte Fejza dhe Nikollë Nikprelaj, e shume këngëtarë të tjerë, si dhe performancat e grupeve të muzikës rock dhe pop deri në orët e vona të natës.

Ky festim është një rast për të nderuar trashëgiminë dhe kontributin e Skënderbeut në historinë dhe kulturën shqiptare, si dhe për të festuar unitetin e popullit shqiptar.

Skënderbeu (1405-1468) konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More