Agjencia Zhurnal.mk.

Në Prishtinë shpëtohet ariu i cili kishte rënë në kurth

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se ka shpëtuar ariun i cili kishte rënë në kurth.

Siç thuhet në njoftim ariu është në gjendje të mirë pas kurthit që kishte rënë, transmeton Telegrafi.

“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe koordinimit në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me Pyllin e Arinjve në Prishtinë, Federatën e Gjuetarëve të Kosovës dhe Policinë e Kosovës, dje është realizuar një aktivitet i përbashkët për të shpëtuan një ariun (Ursus arctos) i cili kishte rënë në kurth. Ariu pas shpëtimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer i lirë në habitatin e tij natyrorë”, vijon njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se vendosja e qëllimshme e kurthave është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe i dënueshme si aktivitet.

Related posts

Një 52-vjeçar gjendet pa shenja jete në garazhat e një ndërtese

Xh M

​1 vjet nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, sfidë zbatimi i saj

Xh M

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy