Agjencia Zhurnal.mk.

Në Prishtinë konfiskohen 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka vazhduar kryer një operacion të konfiskimit të aparateve për prodhimin e kriptovalutave edhe në Prishtinë, ku janë konfiskuar 39 pajisje të tilla.

 

Në njoftimin e Policisë thuhet se më 08.01.2022, njësitet nga  Stacioni Policor veriu  Prishtinë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës”, ku janë gjetur dhe sekuestruar 39 mjete për prodhimin e kriptovalutave, 35 prej të cilave në kohën kur po kryhej kontrolli ishin në funksion.

“Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Ndrshe, sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave.

Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj pajisjesh dhe është arrestuar një person.

Ndërsa, të enjten në një operacion bastisje në Mitrovicën e Jugut në një banesë janë gjetur dhe janë konfiskuar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave. Kurse të njëjtën ditë në Surkish të Podujevës janë konfiskuar tri aparate të tilla.

Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria të marrë vendim për ndalimin e prodhimit [mining] të kriptovalutave në vend.

E gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë.

Ministrja Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e tyre.

Related posts

Analistët në Kosovë e Shqipëri thonë se pas zhvillimeve në Ukrainë, “Open Balkan” s’ka më kuptim

D V

Kurti takoi Presidentin e Federatës Panshqiptare VATRA: Duhet të punojnë së bashku për të promovuar vlerat dhe jetën e shqiptarëve

D V

Fakte për masakrën në Sllovi të Lipjanit, Tasholli: Forcat serbe e dogjën të gjallë gruan e paralizuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More