Shkup, 21 tetor – Në një aksion të përbashkët policor, reparti për polici kriminalistike, sektori për tregëti të palejuar me drogë, armë dhe materje të rrezikshme, mbrëmë është parandaluar një kanal transporti të marihuanës, nga Shqipëria, përmes Maqedonisë së Veriut e deri në Greqi, në vlerë prej 200 mijë eurove, informon Zhurnal.
“Në rrugën Prilep Manastir nga ana e policisë së komunikacionit, është ndaluar një veturë “Peugeot” karavan, me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.J (31) nga Shkupi, ndërsa gjatë kontrollit është konstatuar se personi nuk posedon fare leje për qarkullim dhe vetura nuk ka qenë në rregull. Gjatë kontrollit të mëtejmë të veturës, në bagazhin e veturës janë gjetur nëntë pako të mëdha me marihuanë, të cilat peshonin 50 kilogram”, informojnë nga MPB.
M.J është arrestuar, për ngjarjen është informuar Prokuroria në Prilep dhe po ndërmeren masa për zbulimin e involvimit eventual të personave tjerë gjatë transportit.//Zhurnal.mk