Agjencia Zhurnal.mk.

Në Podgoricë u organizua konferencë ndërkombëtare për mbrojtjen nga sulmet kibernetike

“Siguria euroatlantike është tronditur nga sulmi i Rusisë kundër Ukrainës demokratike dhe sovrane, dhe pjesë e këtij agresioni është lufta e “padukshme” në hapësirën kibernetike”, tha ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Sfidat e Reja të Sigurisë, David van Weel.

 

Ai i bëri komentet përmes një video-mesazhi në konferencës “Parimet e NATO-s për Mbrojtjen nga Sulmet Kibernetike të Infrastrukturës Kritike”, e cila u mbajt të enjten në Podgoricë .

Zoti van Weel tha se sulmet kibernetike shkaktuan dëme të dukshme, pasi ato penguan qasjen në internet për dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Europën.

“Kërcënimet në hapësirën kibernetike janë reale dhe në rritje. Kjo është arsyeja pse NATO u ka bërë thirrje aleatëve që t’i përkushtohen më tej mbrojtjes kibernetike me më shumë investime, ekspertizë dhe bashkëpunim të përbashkët. Kjo është jetike për mbrojtjen kibernetike”, tha zoti Weel.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, tha se qeveria amerikane i ka ardhur e para në ndihmë Malit të Zi kur ishite objekt i një sulmi kibernetik, dhe se ekspertët amerikanë bashkëpunojnë me homologët e tyre malazezë në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Ishte një përgjigje kuptimplote, shumëkombëshe që vazhdon edhe sot e kësaj dite”, tha ambasadorja Reinke.

Ndërkohë, ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, vlerësoi se agresioni rus ndaj Ukrainës është fokusuar në sigurinë, duke përfshirë sigurinë e hapësirës kibernetike, e cila, siç tha ajo, “është kthyer edhe në një fushëbetejë”.

Ajo tha se BE-ja ka rritur mbështetjen e saj në këtë fushë për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Një nga projektet tona do të forcojë kapacitetet e qeverive fushën e sigurisë kibernetike. Ky projekt kap vlerën e 1.8 milionë eurove dhe udhëhiqet nga Akademia Estoneze për qeverisje elektronike”, tha ambasadorja Popa.

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj vlerësoi se Mali i Zi nuk ishte i përgatitur për sulmin kibernetik, që nisi në fund të gushtit ndaj infrastrukturës kibernetike të shtetit, sepse, siç tha ai, “në dekadën e fundit nuk është investuar mjaftueshëm në sigurinë e informacionit”.

Zoti Dukaj shtoi se qeveria do të formojë dikasterin e Operacionit të Sigurisë së Qeverisë, një organ që do të mbrojë vazhdimisht sistemin e saj informativ, si dhe paralajmëroi ndryshime në Ligjin për sigurinë e informacionit, që do të mundësojë formimin e Agjencisë për Sigurinë Kibernetike, i pari i këtij lloji në Mal të Zi.

Sulmet kibernetike në rrjetin informativ të Qeverisë së Malit të Zi filluan në fund të muajit gusht, kur u pamundësua qasja në faqet dhe emailet e tyre, si dhe në ato të institucioneve të tjera si prokuroria, gjykatat etj.

Sistemi i informacionit ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Related posts

Iraniani bëri një llogaritje interesante të datave të luftërave botërore dhe agresionit rus në Ukrainë

D V

Ministria e Jashtme moldave shpall “non grata” diplomatin rus

Xh M

Kinë: Përmirësimi i praktikave gjyqësore garanton rritjen në të gjitha fushat në dekadën e fundit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More