Agjencia Zhurnal.mk.

Në Ohër fillon Konferenca e 21-të vjetore e bursës

Ohër, 23 shtator – Në Ohër sot do të mbahet konferenca e 21-të vjetore e bursës, në të cilën pritet të marrin pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues nga sektori i biznesit, bankat, shtëpitë e ndërmjetësimit dhe shoqëritë aksionare.

 

Bursa e Maqedonisë së Veriut për dy dekada organizon konferenca vjetore, të cilat paraqesin ngjarje me imazh të dallueshëm, si për nga aktualiteti i temave që janë objekt diskutimi, ashtu edhe për nga kompetenca e pjesëmarrësve në panele dhe prezantime dhe fjalime të mbajtura.

Për shkak të pandemisë Kovid-19, kjo traditë u ndërpre përkohësisht dy vitet e kaluara.

Në Konferencën e 21-të vjetore do të ketë dy panele kryesore dhe disa prezantime. Përveç fjalëve hyrëse të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, kryetarja e Komisionit për letra me vlerë, Nora Aliti dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev, fokus do të jetë gjeopolitika, energjia, bankat dhe projektet e reja të Bursës.

Përfaqësuesit e katër bankave më të mëdha maqedonase do të diskutojnë për zhvillimet e fundit në sektorin në panelin e parë, me titull “Bankat në realitetin e ri”, ndërsa paneli i dytë do t’i kushtohet energjisë, “A do të ketë dimër të gjatë dhe të ftohtë?” .

Në këtë ngjarje, pjesëmarrja e konsulentëve kryesorë nga Britania e Madhe dhe Holanda si krijuese të dy dokumenteve strategjike të Bursës, Kodit për menaxhim korporativ dhe Udhëzuesi për raportimin ESG të kompanive të listuara.

Related posts

Ahmeti: BDI kërkon Vetting në prokurori, gjyqësor e polici

Xh M

Uji nga penda e Likovës është i pastër për pije

Xh M

Gir: Bisedimet filluan, numërimi deri në hyrjen në BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More