Agjencia Zhurnal.mk.

Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 ka pasur gjithsej 1.625 thirrje, 39,82 për qind “reale” ndërsa 60,18 për qind të tjera si “thirrje jo urgjente

Shkup, 9 dhjetor – Në Qendrën për Menaxhim me Krizat (QMK), sipas raportit të fundit, janë bërë gjithsej 1625 telefonata në numrin e vetëm për raste urgjente 112. .”Thirrje” reale për raste urgjente ishin 39,82 për qind, ndërsa 60,18 për qind të tjera, si “thirrje jo urgjente”, për nevoja tjera të qytetarëve ose thjeshtë nuk ishin urgjente, informojnë nga QMK.

Duke marrë këto thirrje “të tjera” në QMK, thonë se lirohen nga joproduktiviteti, shërbimet e institucioneve në Sistemin e Menaxhimit të Krizave, të cilat janë për ndërhyrje të menjëhershme.

“Sistemimi, sipas natyrës së përgjithshme të ngjarjeve, ka qenë si më poshtë: 51,10 për qind e thirrjeve në 112 në QMK i janë drejtuar Policisë, 41,85 për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, 3,52 për Zjarrfikësit dhe 0,44 për qind e thirrjeve për LAMM. Në Qendrën për Menaxhim të Krizave ka pasur 3,08 për qind të thirrjeve “reale” të urgjencës që janë për zgjidhje të kombinuar, të cilat natyrisht, së bashku me 58,22 për qind të thirrjeve jourgjente” (985 në total) i janë nënshtruar marrjes dhe përpunimit nga operativët në detyrë në Sektorin E-112 në bashkëpunim me Sektorin për Operacione dhe Koordinim në QMK”, specifikojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy