Agjencia Zhurnal.mk.

Në Nju-Jork takim i Osmanit me Balakrishnan, shef i diplomacisë së Singaporit

Shkup, 24 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Singaporit, Vivian Balakrishnan, në margjinat e Asamblesë së 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Siç njoftoi MPJ, në takim u shkëmbyen mendime mbi mundësitë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve dhe u shpreh kënaqësia reciproke nga zhvillimi i deritanishëm i bashkëpunimit shumëpalësh, me fokus të veçantë në Kombet e Bashkuara.

“Bashkëbiseduesit ranë dakord se organizimi i takimeve në nivelin e lartë dhe më të lartë do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve të ndërsjella dhe do të hapë mundësi të reja për avancimin e bashkëpunimit, veçanërisht në sferën e ekonomisë dhe investimeve”, thuhet në kumtesë.

Njëherit, në takim u diskutua edhe për çështjet aktuale ndërkombëtare dhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy