Shkup, 5 korrik – Policia e Maqedonisë së Veriut e përforcuar me policinë speciale mëngjesin e sotëm në Shkup, Manastir dhe Resnjë, gjatë bastisjeve në disa lokacione ka privuar nga liria mbi 15 persona.
Gjatë bastisjeve janë gjetur një sasi e madhe municionesh dhe sende të tjera të lidhura me vepra penale.
Nga MPB-ja konfirmojnë se janë në vijim bastisjet, ndërsa për qëllimin e këtij aksioni të madh policor dhe për rezultatin përfundimtar të bastisjeve më shumë informacione paralajmërojnë gjatë ditës