Agjencia Zhurnal.mk.

Në natën e zgjedhjeve ndryshon dhe ora, kthehet një orë mbrapa

Shkup, 26 tetor – Maqedonia e Veriut dhe pjesa tjetër e Evropës, me përjashtim të Rusisë, Bjellorusisë dhe Islandës, natën mes të shtunës (30 tetor) dhe të dielës (31 tetor) do të kalojnë në llogaritjen dimërore të kohës. Në orën tre pas mesnate, orët do të kthehen një orë prapa, përkatësisht koha në tre do të llogaritet si ora dy.

 

Specifike për vendin është se ndryshimi i kohës do të ndodhë në natën para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit të tetorit dhe zgjatë deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit të ardhshëm, kur sërish fillon llogaritja verore e kohës.

Parlamenti evropian më 4 mars 2019 votoi të hiqet llogaritja sezonale e kohës prej vitit 2021. Por, Këshilli i BE-së ende nuk ka sjellë vendim përfundimtar, kështu që nuk është e sigurt se kjo do të jetë zhvendosja e fundit e akrepave të orës në BE.

Ndërrimi sezonal i kohës, përveç në Evropë, zbatohet edhe në shumë vende të Amerikës Qendrore dhe Veriore, si dhe në disa shtete të tjera në botë.

Koha nuk ndërrohet në Japoni, Kinë, Kore të Jugut dhe as në vendet e kontinentit afrikan.

Related posts

Lidhja Demokratik do të kandidojë në zgjedhjet lokale së bashku me LSDM -në

D V

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

D V

SHBA dhe BE kërkojnë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More