Agjencia Zhurnal.mk.

Në muajt e fundit të shtatzënisë, zbulohet gjinia e fëmijës së Fifit dhe Adis Patushit

Dashuria e Filloreta Raçit dhe Adis Patushit do të bekohet me një fëmijë. Këngëtarja është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe do të bëhet nënnë për herë të parë.

Për 6 muaj me radhë, Fifi zgjodhi që ta mbante sekret këtë pritje, duke vijuar e ftuar në koncerte të ndryshme. Lajmin se do të bëhet nënë e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH.

Së fundmi, burime për “Panorama” kanë bërë me dije se këngëtarja do të sjellë në jetë një vajzë.

Ky do të jetë fëmija i dytë për Adis Patushin, pasi ai ka një djalë, Troin me modelen Adrola Dushin.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha këngëtarja në skenën e Festivalit të Këngës kur konfirmoi lajmin më herët.

Related posts

“Nuk di si të vazhdoj përpara“, Myler njofton largimin nga Kombëtarja: Të dashur njerëz, ishte një kënaqësi e madhe…

Lea Muslija

Kida dhe Dafina publikojnë “Luje belin”, klipi s’i lë vend imagjinatës

Lea Muslija

Është fejuar Britney Spears

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More