Agjencia Zhurnal.mk.

Në muajin prill 337 leje për ndërtim, 752 banesa të reja

Në prill të këtij viti janë lëshuar 337 leje ndërtimi, që është 44,6 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Më shumë leje ndërtimi, 83, janë në rajonin e Shkupit, pasuar nga Vardari me 56, në juglindje 45, Pollogu 44.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 5 474 500 00 denarë, që është 58,7 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 199 (59 për qind) janë për objekte me ndërtim të lartë, 37 (11 për qind) për objekte me ndërtim të ulët dhe 101 (30 për qind) për rikonstruksione.

Nga gjithsej 337 objekte, 199 (59,1 për qind) janë investitorë si persona fizikë, ndërsa 138 (40,9 për qind) investitorë janë subjekte afariste.

Në periudhën referuese janë planifikuar të ndërtohen 752 banesa, me sipërfaqe totale të dobishme prej 61,866 metrash katrorë. Shumica e banesave, 248, do të ndërtohen në Shkup, nga të cilat 180 janë në Komunën e Gazi Babës, në Qendër 31, në Ilinden 13. Në rajonin e Pollogut janë siguruar 153 banesa, në Vardar 142, në jugperëndim 123.

Related posts

Shtrenjtohet mazuti

D V

Valë e re shtrenjtimesh, masat e Qeverisë nuk japin efektet e pritura

Xh M

Banka Popullore: Në janar rritje vjetore prej 10 për qind në totalin e depozitave dhe 5.7 për qind të kredive

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy