Agjencia Zhurnal.mk.

Në Maqedoni së shpejti vjen ilaçi i ri kundër Covid – “Molnupiravir”

Shkup, 21 tetor – Ministria e Shëndetësisë kumtoi se do të furnizojë “Molnupiravir” ilaçi i vetëm kundër Kovid-19.

“Nga Ministria potencojnë se në mënyrë proaktive kanë hyrë në kontakt me prodhuesin e ilaçit, kompanië MSD, dhe për kohë të shkurtë do të fillojnë negociatat për furnizimin e tij. Ilaçi ‘Mollnupiravir’ është në formë të tabletës dhe mund ta marrin të gjithë pacientët të cilët janë pozitivë në Kovid-19. Ilaçi jepet në pesë ditët e para nga diagnostikimi i virusit, ndërsa hulumtimet e deritanishme tregojnë se hospitalizimi me këtë ilaç u zvogëlua për 50 për qind”, informojnë nga Ministria.

Ilaçi dhe vaksina kundër Kovid-19 nuk mund të krahasohen. Vaksinat kundër koronavirusit pengojnë formë të rëndë të sëmundjes, komplikime gjatë hospitalizimit ose epilog me vdekje. Virusi Kovid-19 shpejtë bën mutacion dhe efikasitet më të madh japin vaksinat, ndërsa qëllimi është arritja e imunitetit kolektiv, që të mbrohemi nga llojet e reja të SarsCoV2, informojnë nga Ministria.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy