Agjencia Zhurnal.mk.

Në Maqedoni ka pak para, por shumë politikanë! Janë paraqitur kandidatë sa për formimin e shtatë Kuvendeve!

SHkup, 2 prill – Ambicie për t’u bë deputetë në zgjedhjet e 8 majit kanë shprehur 840 kandidatë, respektivisht për të zënë një 120 kolltuqet në Kuvend. Në bazë të një matematike të thjeshtë, kjo i bie se janë paraqitur aq kandidatë sa për të formuar shtatë Kuvednde me nga 120 deputetë. Sonte në orën 12 skadon afati për dorëzimin e listave për deputet, ndërsa shumica e subjekteve kanë dorëzuar emrat në KSHZ. Kanë mbetur vetëm koalicione të caktuara deri në definimin e listave me partnerët që bashkërisht do të garojnë në zgjedhje, shkruan Zhurnal.

Kjo tregon se Maqedonia e Veriut është vend i varfër për para, sepse politikanë kanë me shumicë. 840 janë paraqitur në listat e kandidatëve, por edhe 8.400 tjerë kanë pasur ambicie që të jëne pjesë e listave, shkruan Zhurnal. Disa janë hidhëruar me partinë e tyre që nuk i ka kandiduar dhe tashmë janë duke analizuar mundësinë për të kaluar te tabori tjetër, disa do të presin me shpresë se fati do të ju buzëqeshë pas katër viteve, e ndoshta edhe më herët nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme. Kuptohet, mbeten pretendimet se ndoshta bëhen ministra, zëvendësministra, drejtorë, por edhe për zgjedhjet komunale që do të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Në zgjedhjet e 8 majit garojnë 5 koalicione dhe disa parti politike. Koalicioni “Për të ardhmen Evropiane” i udhëhequr nga LSDM-ja përfshinë brenda saj edhe 15 subjektet të tjera. VMRO-DPMNE me 20 subjekte do të udhëheq koalicionin “Maqedonia jote”. GROM dhe Integra do të përbëjnë një koalicion, ndërsa për herë të parë edhe partitë shqiptare paraqiten të ndara vetëm në dy blloqe koalicionnuese, e jo veç e veçë, siç bënin shumica në zgjedhjet e deritainishme. Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI përfshinë brenda vetes edhe partitë më të vogla shqiptare, turke, rome dhe boshnjake, ndërsa koalicionin VLEN të opozitës shqiptare e përbëjnë Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët.

Përveç koalicioneve në garën zgjedhore do të jenë edhe partia Znam e Maksim Dimitrievskit dhe partia “E Majta” e Dimitar Apasiev të cilat do të garojnë të vetme në zgjedhje. Në proces do të përfshihen edhe parti të tjera më të vogla. Fushata zgjedhore fillon më 18 prill dhe përfundon më 6 maj.

Angazhim për zgjedhje të qeta dhe demokratike!

Numri i madh i partive dhe listave nuk është shumë problem, sepse jemi mësaur, por problem dhe brengë paraqesin incidentet e mundshme elektorale. Për të evrituar mundësinë e incidenteve, në prag të nisjes së fushatës parazgjedhore, sot u mblodh shtabi operativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri teknik Pançe Toshkovski, dha udhëzime për nivel të lartë të vigjilencës dhe gatishmërisë së policisë, si dhe për mbledhjen e informacionit operativ për të parandaluar kërcënimet e mundshme ndaj situatës së sigurisë në periudhën parazgjedhore. Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike dhe anëtarët e Shtabit Operativ informuan se situata e sigurisë është e qëndrueshme, dhe se policia është e gatshme të përballet me sfidën e ardhshme të sigurisë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve. Për të parandaluar çdo përpjekje të rrezikimit të procesit zgjedhor, deri më tani janë mbajtur pesë takime me Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe po zhvillohet trajnim shtesë të nëpunësve të policisë, njoftuan nga Ministria e Brendshme.

Poashtu edhe kandidatët për president sot nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Me këtë rast ata u zotuan se nuk do të kryejnë presione ndaj administratës dhe institucioneve tjera të mbështetura nga buxheti i shtetit. Kandidatët gjithashtu u zotuan se nuk do të përdorin gjuhën e urrejtës gjatë fushatës zgjedhore.
“Jam i bindur se integriteti i procesit zgjedhor nuk do të rrënohet. Do të dëshmojmë si shtet se jemi të gatshëm që të mbajmë zgjedhje të lira dhe demokratike dhe atë në nivelin më të lartë sipas standardeve ndërkombëtare. Procesi do të jetë demokratik”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president nga radhët e LSDM-së.
“Posaçërisht problematike do të jetë ti përmbaheni Kodeksit për zgjedhje të lira kur bëhet fjalë për kandidat me status të lartë në shtet të cilët përdorin resurse shtetërore. Do t’i respektoj të gjithë kandidatët e posaçërisht kandidaten tjetër. Më vjen mirë që jemi dy femra, që dëshmon se edhe femrat mund të garojnë për pozicione të larta në vend”, tha Siljana Siljanovska-Davkova, kandidate për presidentë nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
Edhe kandidati i BDI-së Bujar Osmani u zotua për fushatë pozitive, shkruan Zhurnal.

“Mirëpres këtë iniciativë të KSHZ-së që të nënshkruajmë kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, kjo është më tepër çështje e moralit politik se do tu qasemi në mënyrë korrekte këtyre zgjedhjeve. Në fund të fundit kjo do të reflektoj moralin politik dhe karakterin tonë. Nuk do të përdor fushatë të zezë, por garën politike e nënkuptoj si garë të ofertave alternative ku do të debatohet për projekte dhe ide”, tha Bujar Osmani, kandidat për president nga radhët e BDI-së. Ndërkohë kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari theksoi nevojën e debateve mes kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore.

“Kjo është një ceremoni e mirë që tanimë po bëhet traditë para zgjedhjeve, e çmoj si një akt shumë të mirë që të gjithë ne zotohemi se do t’i përmbahemi këtij kodi. Jemi larg asaj që të organizojmë zgjedhje si në shtetet evropiane. Uroj që të kemi debate, pavarësisht se kush i organizon, debatet janë të pashmangshme, ne duhet të ballafaqohemi mes vete. Uroj që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, edhe pse kjo nuk varet nga ne kandidatët por më shumë nga partitë politike”, u shpreh Arben Taravari, kandidat për president nga radhët e VLEN-it.
Kodeksin e nënshkruan edhe kandidatët e tjerë si Maksim Dimitrievski, Stevçe Jakimovski dhe Biljana Vankovska.

Ku ka fushatë, ka edhe rrena e dezinformata!

Periudha parazgjedhore ka shtuar përhapjen e dezinformatave. Ambasadori i BE-së në Shkup thotë se periudha e ardhshme do të jetë edhe më intensive sa i përket qëllimeve jo të mira për përhapjen e lajmeve të rreme. Gir tha se është e rëndësishme që të mbrohen verifikuesit e fakteve dhe të mos lejohet rrezikimi i tyre.
Në konferencën e titulluar “Duke e mbrojtur demokracinë në Ballkanç mbrojtje e integritetit të informative në erën dixhitale” u konstatuar se dezinformatat e rrënojnë besimin ndaj institucioneve dhe për këtë qëllim duhet të luftohen.
“Për fat të keq kjo nuk ndodh vetëm në Maqedoninë e Veriut, por mund të pritet edhe në disa pjesë të Evropës, në muajt e ardhshëm, sepse ky është vit i zgjedhjeve në më shumë vende… Prandaj, është përgjegjësi e jona dhe detyrë e institucioneve shtetërore që të flasim qartë kur të rrezikohen verifikuesit e fakteve. Nëse nuk punojmë për këtë, atëherë heqim dorë nga mbrojtja e demokracisë”, tha Dejvid Gir, Ambasador i BE-së në Shkup./Zhurnal

Related posts

BDI dhe Fronti Europian e përshëndet përkushtimin e SHBA-ve për të ardhmen europiane të RMV

Xh M

Sa të pasura janë partitë politike, dalin të dhënat zyrtare

Xh M

Ja opcionet që i ofrohen qytetarëve ditën e votimit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy