Agjencia Zhurnal.mk.

Në Maqedoni dy doza të vaksinave kanë pranuar 800 mijë qytetarë

Shkup, 20 tetor – Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 2.379 doza të vaksinave, nga të cilat 700 janë aplikuar si dozë e parë, 1.585 janë rivaksinuar, ndërsa 94 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Deri më 19 tetor gjithsej janë vaksinuar 800.103 qytetarë, janë rivaksinuar 764.953, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 1,292 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

 

Pesëdhjetë e katër për qind e qytetarëve mbi moshën 40 vjeçare, siç theksohet, janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullatës prej 18 deri në 39 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Përfshirja me vaksinim me një dozë, të popullatës së rritur është 57 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 46 për qind e qytetarëve mbi moshën 18 vjeçare. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e tërë popullatës në vendin tonë është vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullatës në shtet i kanë marrë dy dozat e vaksinës, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

Vaksinimi në terren do të realizohet nesër në këto vendbanime

D V

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Dimitrovit dhe Osmanit

N E

Raporti nga ekspertët gjermanë duhet të dorëzohet për 10-15 ditë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More