Agjencia Zhurnal.mk.

Në Manastir deri në orën 9 kanë votuar 7,19 ndërsa në Demir Hisar 10,88 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve

Manastir, 31 tetor  – Në Manastir deri në orën 9 kanë votuar 7,19, ndërsa në Demir Hisar 10,88 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

 

Në komunat e Pellagonisë Manastir dhe Demir Hisar sot në mëngjes ishin hapur vendvotimet në të cilat në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale votohet për zgjedhjen e kryetarit.

Në territorin e Komunës së Manastirit janë hapur 170 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 80.882 persona të evidentuar në Listën e Vetme të Votuesve. 

Në territorin e Komunës Demir Hisar votohet në 36 vendvotime, ndërsa të drejtë të votës kanë 6.959 persona të evidentuar në Listën e Vetme të Votuesve.

Nga Komisionet Komunale Zgjedhore në të dyja komunat e Pellagonisë konfirmuan se gjatë ditës së djeshme pandërprerë realizohet votimi i personave të regjistruar si të pafuqishëm dhe të sëmurë, votues të cilët janë në izolim shtëpiak të infektuar me Kovid-19, persona të vendosur në Shtëpitë e të moshuarve, si dhe persona të cilët janë në arrest shtëpiak. 

Related posts

Carovska: Qeveria do ta vazhdojë procesin e ngritjes së dinjitetit të mësuesve

D V

Forumi i tretë i qyteteve kreative për film nga rrjeti i UNESKO-s

Z H

Dimitrievski: Disa ligje stimulojnë ndërtimin e ndërtesave ilegale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More