Agjencia Zhurnal.mk.

Në maj janë lëshuar ​​300 leje ndërtimi, janë planifikuara 615 apartamente

Shkup, 9 korrik – Në maj të këtij viti janë lëshuar 300 leje ndërtimi, që është 86,3 për qind më shumë se në maj të vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

 

Vlera e parashikuar e objekteve është 3,492,299,000 denarë, që është 124 për qind më shumë krahasuar me majin e vitit 2020.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 164 (54,7 për qind) janë të destinuara për ndërtime të larta, 27 (9,0 për qind) janë për ndërtime të ulta dhe 109 (36,3 për qind) janë për rindërtime. Në 145 objekte (48,3 për qind) investitorët janë persona fizikë, ndërsa te 155 (51.7 për qind) investitorët janë subjekte afariste.

Sa i përket rajoneve, shumica e lejeve, 85, janë lëshuar në rajonin e Shkupit, pasuar nga Vardari me 65, Pollogu me 40, ndërsa më pak në Verilindje, ku janë lëshuar tetë.

Në periudhën referuese është planifikuar ndërtim i 615 banesave me sipërfaqe totale të dobishme prej 49,094 metra katrorë. Shumica e banesave të planifikuara janë në Shkup, ku do të ndërtohen 406 banesa. Bëhet fjalë për 163 banesa në Komunën e Gazi Babës, 64 në Kisela Vodë, 60 në Saraj, 47 në Karposh, 44 në Qendër.

Related posts

Kovaçevski: Shteti nuk do të lejojë goditje të çmimeve

D V

Mbahet panairi i tretë i bletarisë në Shkup

Z H

Besimi: Propozim-buxheti për vitin 2022 është zhvilluar me rritje të shpenzimeve kapitale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More